Vaksina antiCovid - Drita në fund të tunelit po bëhet më e fortë

"Drita në fund të këtij tuneli të gjatë e të errët po bëhet më e fortë"- tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) Tedros Adanom Gebrejesus në një konferencë javore për shtyp që ai mbajti me videokonferencë.

1533260
Vaksina antiCovid - Drita në fund të tunelit po bëhet më e fortë

 

"Drita në fund të këtij tuneli të gjatë e të errët po bëhet më e fortë"- tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë javore për shtyp që ai mbajti me videokonferencë në selinë e organizatës në Gjenevë, Zvicër.

Duke shprehur kënaqësinë e tij për lajmet pozitive që vijnë nga testet e vaksinave kundër Covid-19, Gebrejesus paralajmëroi që shpejtësia e zhvillimit të vaksinës duhet të tregohet edhe në shpërndarjen e drejtë të saj.

Ai theksoi se asnjë vaksinë në histori nuk është zhvilluar kaq shpejt sa sot. "Me lajmet më të fundit pozitive që kanë ardhur nga testimi i vaksinave (kundër llojit të ri të koronavirusit Covid-19), drita në fund të këtij tuneli të gjatë dhe të errët po bëhet më e fortë. Për momentin ekziston shpresa e vërtetë që vaksinat e provuara dhe ato të testuara duke i kombinuar me metoda dhe masa të tjera të provuara të shëndetit publik, do të ndihmojnë në dhënien fund pandemisë",- tha drejtori i OBSh-së.

Duke shpjeguar se shkencëtarët kanë arritur një standard të ri për zhvillimin e vaksinave, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus tha: "Tani bashkësia ndërkombëtare duhet të vendosë një standard të ri për qasjen në vaksina".

 


Lajme të ngjashme