TIKA shpërndan ndihma ushqimore për myslimanët e Arakanit që jetojnë në kampe në Bangladesh

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dërguar ndihma ushqimore për arakanasit në Bangladesh.

1533110
TIKA shpërndan ndihma ushqimore për myslimanët e Arakanit që jetojnë në kampe në Bangladesh

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dërguar ndihma ushqimore për arakanasit në Bangladesh.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga TIKA agjencia turke shpërndau paketa ushqimore për afërsisht 25 mijë azilantë arakanas që jetojnë në Kampin 16-të në qytetin Cox's Bazar të Bangladeshit.

“Falë ndihmave ushqimore të shpërndara myslimanët e Arakanit që jetojnë në kampe do të përballojnë më të përgatitur stinën e dimrit. Ndërkohë që refugjatët arakanas shprehën kënaqësinë për përfitimin nga ndihmat ushqimore, ata u shprehën falënderimet e tyre Turqisë dhe TIKA-s”, shkruhet në deklaratën e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Duke ngritur me shpejtësi një kuzhinë për të vendosurit në kampe në vitin 2017, TIKA kishte shpërndarë ushqim të ngrohtë, nga ku përfitonin rreth 25 mijë njerëz në ditë.

Në kampet që ndodhen brenda njësisë administrative të qytetit Cox's Bazar në Bangladesh, rreth 1 milionë myslimanë të Arakanit mundohen të mbijetojnë në kushte shumë të vështira.

Refugjatët që nuk mund të zhvillojnë aktivitete ekonomike, para së gjithash ka nevojë për çdolloj ushqimi dhe nevojash të tjera për jetën.

 



Lajme të ngjashme