Stamboll - Shoferi i taksisë dorëzon 300.000 eurot e harruara në makinë

Një shofer taksie në Stamboll i ka kthyer poseduesit 300 mijë eurot e harruara në makinë nga një klient që e kishte marrë në aeroport.

1533370
Stamboll - Shoferi i taksisë dorëzon 300.000 eurot e harruara në makinë

Një shofer taksie mori nga Aeroporti i Stambollit një klient me shtetësi të huaj, të cilin e la në hotelin ku do të qëndrojë. Pasi e la klientin taksisti pa një çantë të harruar në sediljen e pasme të automjetit.

Shoferi i taksisë pa që çanta e harruar ishte e mbushur me valutë.

Ai i telefonoi menjëherë hotelit ku kishte lënë klientin e tij dhe ia dorëzoi poseduesit çantën e harruar me 300 mijë euro brenda.



Lajme të ngjashme