Bilanci ditor i koronavirusit në Turqi (21 nëntor) – 5.532 raste të reja, 135 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 5.532 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 135 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1531897

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 135 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 12.219.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 440 mijë e 805, pasi 5.532 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 370 mijë e 825 pacientësh, nga të cilët 3.233 nga e premtja në të shtunë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 4.121 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 152.214 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 17 milionë e 90 mijë e 101”, sqaroi Ministria.

Lajme të ngjashme