Bilanci ditor i koronavirusit në Turqi (19 nëntor) – 4.542 raste të reja, 123 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 4.52 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 123 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1530849

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 123 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 11.943.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 430 mijë e 170, pasi 4.542 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 364 mijë e 573 pacientësh, nga të cilët 2.981 nga e mërkura në të enjte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 3.850 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 157.756 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 16 milionë e 781 mijë e 245”, sqaroi Ministria.

Lajme të ngjashme