Bota vazhdon të ballafaqohet me COVID-19 deri në zhvillimin e vaksinës përfundimtare

Numri i njerëzve që vdiqën në të gjithë botën për shkak të llojit të ri të koronaryavirusit (COVID-19) arriti në 1.345.000. Numri i rasteve të infektimit ka arritur në 56 milionë e 16 mijë dhe numri i të shëruarve ka kaluar 39 milionë e 28 mijë.

1530034
Bota vazhdon të ballafaqohet me COVID-19 deri në zhvillimin e vaksinës përfundimtare
KORONA SÜPER
SÜPER FOTO koronavirus aşı.jpg

Numri i njerëzve që vdiqën në të gjithë botën për shkak të llojit të ri të koronaryavirusit (COVID-19) arriti në 1.345.000. Numri i rasteve të infektimit ka arritur në 56 milionë e 16 mijë dhe numri i të shëruarve ka kaluar 39 milionë e 28 mijë.

Numri i njerëzve që humbën jetën për shkak të epidemisë në Indi u rrit në 131 mijë e 31, ndërsa numri i të infektuarve u rrit në 8 milionë e 912 mijë e 907.

Ndërkaq numri i viktimave nga epidemia në Rusi është rritur në 34.387 dhe numri i rasteve në 1 milion e 991.

Ndërsa numri i njerëzve që humbën jetën për shkak të koronavirusit në Iran u rrit në 42.461. Bëhet e ditur se numri i rasteve në vend është rritur në 788.473. Presidenti Hassan Rouhani kujtoi se kufizimet do të fillojnë që nga e shtuna (21 Nëntor) dhe tha se gjatë kësaj periudhe do të sigurojnë çdo muaj nga 100.000 tuman ndihmë monetare për gati 10 milionë familje në vështirësi dhe një milion tuman të mbështetjes në kredi.

Mësohet se në Irak, Guvernatori i Erbilit Ferset Sofi vdiq nga koronavirus.

Republikën e Afrikës së Jugut, vendi me parashikimet më të larta të koronavirusit në kontinentin afrikan, 35.490 punonjës shëndetësorë janë infektuar me këtë virus. Bëhet e ditur se 338 punonjës shëndetësorë humbën jetën, ndërsa numri i të vdekurve në vend ishte 20.314 dhe numri i rasteve 752.209.

Shtetet e Bashkuaratë Amerikës (SHBA), numri i njerëzve që vdiqën për shkak të epidemisë së COVID-19 u rrit në 254.291 dhe numri i njerëzve të infektuar u rrit në 11.697.000. Në vend është lejuar përdorimi i testeve të COVID-19, i cili rezulton për 30 minuta dhe mund të bëhet tërësisht në shtëpi. Guvernatori i Bankës Qendrore të SHBA-së (FED) Jerome Powell, bëri të ditur se rritja e rasteve me COVID-19 është një burim shqetësimi për rimëkëmbjen ekonomike, ndërsa shtoi se ekonomia ka nevojë për mbështetje financiare dhe monetare. Numri i rasteve në shtetin e Teksasit ka rritur nevojën për ushqim për shkak të tejkalimit të një milion dhe Banka Ushqimore e Teksasit Verior (NTFB) shpërndau më shumë se 272 tonë ushqim në qytetin e Dallas të shtunën (14 Nëntor). Rreth 25.000 njerëz kanë pritur në radhë me më shumë se 6.000 automjete për të blerë pako ushqimore gjatë shpërndarjes në depon e lëvizshme të NTFB-së në Fair Park.

Mbretërinë e Bashkuar, 598 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit për shkak të virusit, dhe numri i vdekjeve është rritur në 52.745. Me 20.051 raste të reja, numri i të infektuarve arriti në një milion e 410 e 732.

Itali, për shkak të epidemisë gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 731 njerëz duke e quar kështu numrin e të vdekurve në 46.464. Numri i njerëzve të infektuar me virus u rrit me 32 mijë e 191 dhe arriti në një milion e 238 mijë e 72.

Ndërkaq në Francë, 437 njerëz vdiqën në spitale në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 dhe 791 njerëz vdiqën në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit në 4 ditët e fundit; humbja e jetëve arriti në 46.273. Me 45.522 raste të reja të regjistruara në një ditë, numri i të infektuarve u rrit në 2.036.755.

Ndërsa në Spanjë, 435 njerëz vdiqën ditën e fundit nga COVID-19, duke duke e quar kështu numrin e viktimave në 41.688. Në të njëjtën periudhë, u regjistruan 13.159 raste dhe numri i të infektuarve u rrit në një milion e 510 mijë e 23.

Ministria e Shëndetësisë e Portugalisë njoftoi se 81 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 dhe janë regjistruar 4.452 raste të reja. Numri i të vdekurve në vend është rritur në 3.553 dhe numri i rasteve në 230.124.

Kanada, ku 11.074 njerëz vdiqën nga virusi, numri i rasteve është rritur me 28.970 në javën e fundit dhe arriti në 305.436.

Holandë, ku janë zbatuar masa të rrepta kundër koronavirusit, pas rënies së numrit ditor të rasteve të infektimit janë hapur ndërtesat dhe zonat publike. Sipas kësaj, hapësirat publike të tilla si kinema, muze, teatro, biblioteka, parqet e argëtimit, pishinat dhe kopshtet zoologjike, të cilat janë mbyllur për 2 javët e fundit, do të rihapen duke filluar nga nesër.

Belgjikë, ku humbja e jetëve u regjistrua në 14.839 dhe numri i të infektuarve me virusin në 540.605, vaksina e mundshme e zhvilluar kundër koronavirusit do të bëhet falas për popullin. Punonjësit shëndetësorë dhe të moshuarit do të kenë përparësi në vaksinë, e cila nuk është e detyrueshme.

Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani, e cila gjithashtu mbajti postin e Presidentit pas dorëheqjes së Hashim ThaçitKosovë, është infektuar me llojin e ri të koronavirusit. Osmani njoftoi se do të vazhdojë takimet e saj me qasje në distancë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Ukrainë, numri i të vdekurve u rrit me 256 dhe arriti në 10.112. Ky është numri më i lartë i vdekjeve në ditë. Me zbulimin e 12.496 rasteve të reja të infektimeve numri i rasteve u rrit në 570.153, për të njëjtën periudhë.



Lajme të ngjashme