Çavusoglu përgëzoi çiftin e shkencëtarëve turq për gjetjen e vaksinës kundër COVID-19

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me shkencëtarët turq prof. dr. Ugur Sahin dhe dr. Ozlem Tureci, të cilët zhvilluan vaksinën kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1528010

Sipas burimeve diplomatike, Çavusoglu foli në telefon me prof. dr. Sahin dhe gruan e tij dr. Tureci, një nga themeluesit e “BioNTech”, një kompani gjermane e bioteknologjisë, e cila zhvilloi dhe prodhoi vaksinën kundër COVID-19, e cila u raportua të jetë 90 për qind e suksesshme.

Gjatë bisedës, Çavusoglu përgëzoi çiftin turk, të cilët u bënë shpresë për qeniet njerëzore me vaksinën kundër COVID-19, dhe i uroi ata për suksesin në gjetjen e vaksinës.

Lajme të ngjashme