Bilanci ditor i koronavirusit në Turqi (13 nëntor) – 3.045 raste të reja, 93 të vdekur
Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 3.045 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 93 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.
1527495

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 407 mijë e 939, pasi 3.045 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.
Sipas saj, një total prej 348 mijë e 804 pacientësh, nga të cilët 2.10 nga e enjtja në të premten, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 3.356 pacientë janë në gjendje të rëndë.
“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 149.942 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 15 milionë e 863 mijë e 833”, sqaroi Ministria.
Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën: | ![]() |