Tërmeti në Egje - Ishulli grek i Samosit përpiqet të shërojë plagët
Sipas vlerësimeve të para dëmtime më serioze kanë ndodhur në 300 shtëpi dhe 70 biznese.
1520395

Tërmeti me madhësi 6,6 ballë sipas shkallës Rihter me epiqendrën detin Egje, i cili ndodhi më 30 tetor, ka prekur gjithashtu ishullin Samos në Greqi si dhe Turqinë.
Tërmeti shkaktoi vdekjen e dy nxënësve të moshës 15 dhe 17 vjeç, njëra vajzë dhe sipas përcaktimeve të para, dëmtime serioze pësuan 300 shtëpi dhe 70 biznese.
Për shkak të cunamit të vogël një numër i madh makinash që ndodheshin afër detit mbetën nën ujë.
Banorët e ishullit përpiqen të shërojnë plagët dhe janë në zi për dy të rinjtë që vdiqën nga tërmeti.