Koronavirusi në Turqi (28 tetor) – 1.662 të shëruar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 2.305 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 77 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1517745
Koronavirusi në Turqi (28 tetor) – 1.662 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se 77 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 10.027.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 368 mijë e 513, pasi 2.305 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 319 mijë e 181 pacientësh, nga të cilët 1.662 nga e marta në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.836 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 128.312 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 13 milionë e 606 mijë e 764”, sqaroi ajo.

 



Lajme të ngjashme