Koronavirusi në Turqi (27 tetor) – 1.511 të shëruar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 2.209 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 76 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1516980
Koronavirusi në Turqi (27 tetor) – 1.511 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 76 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 9.950.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 366 mijë e 208, pasi 2.209 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 317 mijë e 519 pacientësh, nga të cilët 1.511 nga e hëna në të martë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.827 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 127.651 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 13 milionë e 478 mijë e 452”, sqaroi ajo.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme