Koronavirusi në Turqi (26 tetor) – Raportohen 2.198 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 2.198 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 75 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

1516302
Koronavirusi në Turqi (26 tetor) – Raportohen 2.198 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 75 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 9.874.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 363.999 pasi 2.198 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 316.008 pacientësh, nga të cilët 1.618 nga e diela në të hënë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.780 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 132.913 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 13.350.801”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme