Koronavirusi (26 tetor) – Rreth 43,5 milionë raste botërore; vijon përkeqësimi edhe në Ballkan

COVID-19 ka shkaktuar të paktën 1.160.920 të vdekur dhe mbi 43.483.368 të infektuar në të gjithë botën që nga shfaqja e tij në dhjetor 2019, ndërkohë që më shumë se 31.977.884 pacientë janë shëruar.

1516298
Koronavirusi (26 tetor) – Rreth 43,5 milionë raste botërore; vijon përkeqësimi edhe në Ballkan
koronavirüs vatikan.jpg
koronavirüs çin.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, epiqendër globale e pandemisë së koronavirusit, janë regjistruar mbi 230.542 të vdekur dhe 8.897.114 raste të konfirmuara.

Mbretëria e Bashkuar, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, njoftoi se humbjet e shkaktuara nga COVID-19 kanë arritur në 44.896, ndërsa infektimet në 873.800.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi i ri në Francë ka shkuar në 34.761 dhe ai i të infektuarve në 1.138.507. Ky vend theu rekord ditor në Evropë me 52.010 raste të reja. Presidenti i Këshillit Shkencor, Jean-François Delfraissy, tha në një deklaratë për kanalin gjerman “RTL” se Franca është në pragun e 100.000 rasteve në ditë.

Italia, ku për shkak të llojit të ri të virusit korona kanë humbur jetën 37.338, numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka shkuar në 525.782.

Spanjë, vendi me numrin më të lartë të rasteve në Evropë, COVID-19 u ka marrë jetën 34.752 njerëzve gjithsej. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se të infektuarit janë tashmë 1.110.372 veta.

Autoritetet shëndetësore në Portugali raportuan se 27 persona kanë humbur jetën për shkak të komplikimeve nga koronavirusi gjatë ditës së fundit dhe se 2.447 të tjerë janë infektuar. Numri i viktimave në vend ka shkuar në 2.343 dhe ai i rasteve të konfirmuara në 121.133.

Vdekjet për shkak të COVID-19 në Belgjikë arritën në 10.810, ndërkohë që 321.031 njerëz janë infektuar me virusin në vend. Pasi mesatarja ditore e rasteve u rrit në 12.500 periudhën e fundit, autoritetet shëndetësore paralajmëruan që kapaciteti i kujdesit intensiv në spitale do të mbushet brenda dy javësh.

Kurse në Holandë numri i viktimave për shkak të pandemisë shkoi në 7.072 dhe ai i të infektuarve në 301.597. Pavarësisht zbatimit të “karantinës së pjesshme”, në vend u regjistrua “numri më i lartë i rasteve ditore” deri më sot me 10.343 raste në 24 orët e fundit.

Kroaci janë regjistruar 37.208 raste që nga fillimi i pandemisë, nga të cilat 452 kanë rezultuar me vdekje dhe 25.837 janë shëruar.

Kurse në Shqipëri janë regjistruar në total 19.445 të infektuar, prej tyre 480 kanë humbur jetën dhe 10.705 janë shëruar.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se deri tani janë konfirmuar gjithsej 18.148 të infektuar, 666 prej të cilëve kanë vdekur dhe 15.150 janë shëruar.

Mali i Zi ka raportuar gjithsej 16.797 që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Në mesin e këtyre rasteve, 266 pacientë kanë humbur jetën dhe 12.775 janë shëruar.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar në total 26.54 të infektuar, 919 vdekje dhe 18.627 të shëruar. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se tani për tani nuk ka nevojë për zbatuar orë policore në vend, por është e nevojshme të respektohen masat aktuale kundër përhapjes së koronavirusit të ri

Serbia ka aktualisht 39.827 të infektuar dhe 793 viktima nga lloji i ri i virusit korona, kurse Greqia 30.782 raste dhe 574 të vdekur.

Në disa vende të tjera numri i vdekjeve për shkak të COVID-19 është: Brazil 157.163, Meksikë 88.924), Peru 34.149, Kolumbi 30.154, Argjentinë 28.896, Kili 13.944, Ekuador 12.553, Gjermani 10.138.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Rusi ka arritur në 1.531.224, ai i viktimave në 26.269 dhe i pacientëve të shëruar në 1.146.096. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksionit të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 17.347 raste dhe 219 vdekje të tjera.

Australia konfirmoi se numri i vdekjeve nga ky virus në vend është 905. Sipas rezultateve të testeve në 24 orët e fundit, 8 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë duke e çuar numrin total të infektimeve në 27.528.

Zelanda e Re ka raportuar deri më sot gjithsej 25 të vdekur si pasojë e komplikimeve nga COVID-19 dhe 1.940 të infektuar.

Një azhurnim i lëshuar të hënën nga Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thekson se numri i rasteve me koronavirusin e ri në Afrikë ka shkuar në mbi 1,71 milionë. Numri i viktimave ka shkuar në 41.262 në të gjithë kontinentin, ndërsa mbi 1,4 milionë njerëz janë shëruar. Nga pesë rajonet gjeografike në kontinent, Afrika e Jugut është goditur më rëndë me 792.600 raste dhe 20.400 vdekje. Megjithatë ky rajon kryeson edhe me numrin e shërimeve, i cili tani qëndron në 705.500. Sipas shifrave, Afrika Veriore ka regjistruar 472.400 raste, Afrika Lindore 204.700, Afrika Perëndimore 187.400 dhe Afrika Qendrore 59.800 raste. Ndërkohë që Nigeria, shteti afrikan me popullsinë më të lartë dhe një nga pesë vendet më të goditura në kontinent, konfirmoi deri të dielën 61.992 raste, 57.465 të shëruar dhe 1.130 vdekje për shkak të pandemisë.

Kinë, vendi ku lloji i ri i koronavirusit u shfaq për herë të parë në fund të 2019-s dhe që andej u përhap vrullshëm në tërë botën, janë regjistruar deri më sot 85.810 të infektuar dhe 4 mijë e 634 viktima. E hëna shënoi përsëri një rizgjim të pandemisë në këtë shtet (+20 raste të reja) pas një kohe të gjatë.

India njoftoi se numri i të infektuarve me virusin e ri korona është rritur në 7.918.102, ndërsa numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 119.148. Deri më tani, numri i indianëve që janë shëruar nga kjo sëmundje ka arritur në 7.141.966.

Me 337 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga ky virus në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 32.953. Ministria e Shëndetësisë tha se në vend janë shënuar 5.960 raste të reja, 574.856 në total. Kurse numri i pacientëve të shëruar deri më tani ka arritur në 459.250.



Lajme të ngjashme