Koronavirusi në Turqi (25 tetor) – Raportohen 2.017 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 2.017 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 72 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

1515600
Koronavirusi në Turqi (25 tetor) – Raportohen 2.017 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën në mbrëmje se 72 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 9.799.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 361.801 pasi 2.017 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 314.390 pacientësh, nga të cilët 1.297 nga e shtuna në të diel, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.744 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 112.215 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 13.217.888”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme