Koronavirusi në Turqi (24 tetor) – Raportohen 2.091 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën në mbrëmje se 69 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 9.727.

1515242

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 359.784 pasi 2.091 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 313.093 pacientësh, nga të cilët 1.573 nga e premtja në të shtunë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.699 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 113.427 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 13.105.673”, sqaroi ajo.

Lajme të ngjashme