Koronavirusi në Turqi (23 tetor) – Raportohen 2.165 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 74 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 9.658.

1514919

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 357.693 pasi 2.165 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 311.520 pacientësh, nga të cilët 1.493 nga e enjtja në të premte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.648 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 115.979 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 12.992.246”, sqaroi ajo.

Lajme të ngjashme