Koronavirusi në Turqi (22 tetor) – Raportohen 2.102 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 71 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 9.584.

1514231
Koronavirusi në Turqi (22 tetor) – Raportohen 2.102 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 71 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 9.584.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 355.528 pasi 2.102 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 310.027 pacientësh, nga të cilët 1.581 nga e mërkurë në të enjte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.599 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 117.198 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 12.876.267”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme