Koronavirusi në Turqi (17 tetor) – Raportohen 1.723 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 1.723 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 71 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1510976

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 71 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 9.224.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 345 mijë e 678, pasi 1.723 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 302 mijë e 499 pacientësh, nga të cilët 1.401 nga e premtja në të shtunë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.428 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 112.131 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 12 milionë e 306 mijë e 909”, sqaroi ajo.

Lajme të ngjashme