Koronavirusi në Turqi (16 tetor) – Raportohen 1.812 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 1.812 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 73 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1510591

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 73 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 9.153.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 343 mijë e 955, pasi 1.812 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 301 mijë e 098 pacientësh, nga të cilët 1.419 nga e enjtja në të premte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.445 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 117.005 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 12 milionë e 194 mijë e 778”, sqaroi ajo.

Lajme të ngjashme