OBSH: COVID-19 mund të ketë infektuar 780 milionë njerëz anembanë botës

Michael (Mike) J. Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit të Situatave Emergjente të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deklaroi të hënën se gati 10% e popullsisë botërore mund të jetë infektuar me llojin e ri të koronavirusit.

1503570
OBSH: COVID-19 mund të ketë infektuar 780 milionë njerëz anembanë botës

Ryan e bëri këtë vlerësim gjatë sesionit special me temë “Lufta me COVID-19”, zhvilluar në kuadër të Mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të OBSH-së në qytetin Gjenevë të Zvicrës.

Duke shpjeguar se ecuria e pandemisë ndryshon nga njëri rajon në tjetrin, zyrtari i OBSH-së theksoi se rastet e reja me COVID-19 janë në rritje në Azinë Juglindore, ndërsa vdekjet e shkaktuar nga ky virus po shtohen sidomos në Evropë dhe në Mesdheun Lindor.

Sipas tij, gjendja e pandemisë është shumë më pozitive aktualisht në Paqësorin Perëndimor dhe në Afrikë.

Ai tërhoqi vëmendjen se qindra-miliona njerëz mund të jenë infektuar tashmë me koronavirusin e ri, shumë më tepër sesa numri aktual prej gati 35 milionësh.

“Vlerësimet tona më të mira aktuale na tregojnë se rreth 10% e popullsisë globale (780 milionë) mund të jenë infektuar nga ky virus”, theksoi Mike Ryan.

“Numri i personave me COVID-19 ndryshon midis vendeve, qyteteve e zonave urbane, por edhe midis grupeve shoqërore”, shtoi ai.

Edhe pse numri i vërtetë i rasteve është shumë më i lartë se ai i raportuar, sipas Ryan, vlerësimi i OBSH-së do të thotë se shumica dërrmuese e njerëzve në botë nuk kanë antitrupa dhe mbeten të rrezikuar nga infektimi me COVID-19.

Megjithatë – vijoi Ryan – ne e dimë që tashmë kemi mjete efikase për të bllokuar kontaminimin e të për shpëtuar jetë dhe këto instrumente janë nën urdhrat tona.

Pasi nënvizoi se bota ka hyrë në një periudhë shumë të vështirë, drejtori ekzekutiv i Programit të Situatave Emergjente të OBSH-së paralajmëroi se pandemia do të vazhdojë të evoluojë dhe virusi të përhapet më tej.



Lajme të ngjashme