OBSh vlerëson përpjekjet e Turqisë kundër Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në raportin e parë që ka publikuar në kuadër të luftës me koronavirusin e tipit të ri (Covid-19) në rajonin Evropian flet me lëvdata për përpjekjet e Turqisë për të parandaluar hyrjen e virusit në vend.

1503164
OBSh vlerëson përpjekjet e Turqisë kundër Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në raportin e parë që ka publikuar në kuadër të luftës me koronavirusin e tipit të ri (Covid-19) në rajonin Evropian flet me lëvdata për përpjekjet e Turqisë për të parandaluar hyrjen e virusit në vend.

OBSh, në një raport që ka lëshuar mbi luftën e Turqisë kundër Covid-19 vlerëson lartë përpjekjet e Turqisë për të parandaluar hyrjen virusit në vend, ndërsa specifikon se në procesin në vijim epidemia është marrë me shpejtësi nën kontroll me anë të qasjes shkencore dhe kjo ka ndikuar në mbajtjen e shkallës së vdekshmërisë në një nivel mjaft të ulët krahasuar me mesataren botërore.

Raporti është redaktuar nga ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Dr. Hans Kluge dhe është gjithashtu raporti i parë i botuar në kuadër të luftës me Covid-19 në rajonin e Evropës.

Në raport trajtohet në mënyrë të detajuar suksesi i arritur nga Turqia në përpjekjen e saj kundër koronavirusit të ri (Covid-19) falë zbatimit me vendosmëri të masave dhe qasjeve multisektoriale.

Një vlerësim të madh kanë marrë në raport përpjekjet e Turqisë në drejtim të parandalimit të hyrjes së virusit në vend, ndërsa theksohet se në procesin në vijim epidemia është marrë me shpejtësi nën kontroll me qasje shkencore dhe kjo ka ndikuar në mbajtjen e shkallës së vdekshmërisë në një nivel mjaft të ulët krahasuar me mesataren botërore.

Në pjesën përmbyllëse raporti vë theksin në rolin që kanë pasur në këtë sukses përvoja e Turqisë, vendosmëria politike dhe qasja duke angazhuar shumë aktorë në menaxhimin e situatave emergjente të shëndetit publik.

Vendi përfitoi nga popullata e re në moshë duke e kthyer atë në avantazh dhe mori masa parandaluese që në periudhën e hershme për të mbrojtur të moshuarit dhe për të parandaluar përhapjen e infeksionit, thuhet më tej në raportin e OBSh-së.

Turqia i vëzhgon edhe përvojat e vendeve të tjera dhe e përditëson vazhdimisht udhëzuesin e saj kombëtar me të dhëna shkencore, kështu ajo mendon në nivel global dhe vendimet i merr në nivel kombëtar, konstaton raporti në vlerësimin që i bën strategjisë së Turqisë në luftën kundër pandemisë.

Ndryshe nga shumë vende, në Turqi, ku algoritmat e trajtimit standard zbatohen në mbarë vendin, falë stokut të produkteve strategjike dhe prodhimit vendor nuk ka pasur mangësi në furnizimin me materiale mbrojtëse, ilaçe dhe pajisje mjekësore.

Megjithëse Turqia nuk bën pjesë në mesin vendeve më të pasura në botë, ajo është një ndër vendet më bujare në luftën kundër pandemisë, është një konstatim tjetër që bën raporti i OBSh-së.

Turqia jo vetëm që ka plotësuar nevojat e veta, por ajo ka treguar edhe një shembull solidariteti duke dërguar materiale mbrojtëse dhe pajisje mjekësore edhe në vendet në nevojë.

Turqia, e cila mbështetet nga OBSh dhe palët e tjera të interesuara, është bërë shembull për shumë vende të tjera me përvojën dhe praktikat e saj të mira dhe ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në shëndetin global.



Lajme të ngjashme