SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave

Vazhdon të rritet bilanci i vdekjeve nga epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) në botë.

1501143
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave
SÜPER FOTO koronavirus aşı.jpg
Süper Covid.jpg
KORONA SÜPER

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 211.833, prej të cilëve 998 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 44.958, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.453.024.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 4,7 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 106,5 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 819.524 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.246 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 6,32 milionë raste dhe Brazili me mbi 4,81 milionë.

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.185.231 ndërsa bilanci i viktimave në 20.891.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 8.945 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.185.231 ndërsa me 169 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 20.891.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 964.242 me 5.985 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 0.7 është rritur në 0.8 për qind dhe tek 27.1 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 2.424 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 295.025 ndërsa me 24 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.254.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 384 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 46.4 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Në vend më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik.

Më shumë se 2 milionë njerëz në Republikën e Afrikës së Jugut e kanë humbur punën për shkak të masave kundër pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Sipas një raporti për fuqinë punëtore në Afrikën e Jugut, gjithsej 2.000.217 njerëz e kanë humbur punën e tyre për shkak të vendosjes së masave më 26 mars kundër përhapjes së virusit.

Rezultatet e raportit treguan se numri i njerëzve në atë vend, të cilët e kanë humbur punën për arsye ekonomike në vitet e fundit është rritur në 14.1 milionë.

Numri i të papunëve në muajt e fundit për shkak të pandemisë së koronavirusit, megjithatë, paraqet rritjen më të madhe që nga kriza financiare e vitit 2008.

Sipas raportit, gjatë muajve të kaluar pa punë kanë mbetur 1.2 milionë punëtorë të regjistruar, 640 mijë punëtorë në sektorin informal, 311 mijë persona që punojnë në amvisëri dhe 66 mijë në sektorin e bujqësisë.

Ekspertët vlerësojnë se numri i njerëzve që kanë humbur punën për shkak të vendosjes së masave gjatë pandemisë është edhe më i lartë se kaq.

Nga ana tjetër, Republika e Afrikës së Jugut ka rihapur kufijtë e saj, përveç me 57 vende që i konsideron të rrezikshme.

Ministrja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit, Naledi Pandor të mërkurën deklaroi se shkalla e infeksionit në vend është ulur dhe se jeta do të kthehet gradualisht në normalitet.

Ajo potencoi se nga 1 tetori, kufijtë do të jenë të hapur për të gjitha vendet afrikane dhe fqinje, duke shtuar se njerëzit që vijnë nga 57 vende që konsiderohen me rrezik të lartë, përveç udhëtimeve ekonomike do të vazhdojnë të mos lejohen të hyjnë në vend.

Afrika e Jugut ka numrin më të lartë të infeksioneve me koronavirus në kontinentin afrikan. Numri i rasteve në vend u rrit në 674.339 ndërsa numri i vdekjeve nga COVID-19 arriti në 16.734.

Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 162 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 18.138.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 4 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 743.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 109 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 15.068, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.327.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.350 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 190.127 teste.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 2 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 627 numrin e viktimave nga ky virus.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 43 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 15.663.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 589 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 68.463 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 123 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 13.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.359. (AA)



Lajme të ngjashme