OBSH: Numri i viktimave nga COVID-19 në botë është më i lartë se 1 milion

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se numri i njerëzve që vdiqën në të gjithë botën për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) është më i lartë se 1 milion.

1500854

Ghebreyesus mori pjesë në aktivitetin e mbajtur në New York CityShteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbi epideminë e COVID-19 në kuadër të Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) përmes video konferencës.

Duke iu referuar rrjedhës së epidemisë në të gjithë botën, Ghebreyesus tha: “Dje u shënua një pikë kthese e pakëndshme në luftën tonë të përbashkët kundër COVID-19. Është konfirmuar se 1 milionë njerëz vdiqën nga ky virus i ri. Padyshim se numri real është më i lartë. Më shumë njerëz luftojnë për të mbijetuar në spitalet në të gjithë botën”.

Ghebreyesus theksoi se individët, shoqëritë dhe ekonomitë janë nën kontrollin e frikës dhe pasigurisë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Shkenca na ofron teste të reja, terapeutikë dhe shpresojmë zgjidhje në formën e një vaksine. Por pa solidaritet, shkenca dhe zgjidhjet do të jenë joefektive”.

Drejtori i OBSH-së, i cili gjithashtu dha informacion në lidhje me Programin e Qasjes Globale të Vaksinave kundër COVID-19 (COVAX), që kryhet në koordinim me OBSH-në, deklaroi se 167 vende, që korrespondon me 70 për qind të popullsisë botërore, kanë marrë pjesë deri më tani në COVAX.

Kina, Rusia dhe SHBA nuk janë bashkuar ende me COVAX, i cili synon të shpërndajë vaksinën kundër COVID-19 në mënyrë të barabartë dhe të drejtë në të gjitha vendet.

OBSH synon që përmes COVAX të arrijë 2 miliardë doza vaksine deri në fund të vitit 2021.

Lajme të ngjashme