Koronavirusi në Turqi (1 tetor) – 67 të vdekur dhe 1.407 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 1.407 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 67 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të virusit.

1501176
Koronavirusi në Turqi (1 tetor) – 67 të vdekur dhe 1.407 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 67 pacientë të tjerë kanë humbur jetën nga e mërkurë në të enjte për shkak të COVID-19Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 8.262.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 320.070, pasi 1.407 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 281.151 pacientësh, nga të cilët 1.402 në 24 orët e fundit, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 113.546 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 10.493.807”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme