Simboli i Ankarasë “vishet” në shenjë solidariteti me flamurin e Azerbajxhanit

Atakuleja, një prej simboleve të kryeqytetit Ankara, për të treguar solidaritetin e Turqisë me Azerbajxhanin, u ndriçua me ngjyrat e flamurit të vendit vëlla.

1499255

Për të dhënë mesazh uniteti, solidariteti dhe bashkimi me popullin mik e vëlla, Azerbajxhanin kundër sulmeve të Armenisë, Atakuleja u ndriçua me ngjyrat e të vendit vëlla; blu, e kuqe dhe jeshile.

Në pjesën e sipërme të kullës zuri vendin mesazhi “Dy shtete, një komb; Xhan Azerbajxhan” kurse në ekranin gjigand të qendrës tregtare u valëvitën flamurët e dy vendeve; Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Lajme të ngjashme