Koronavirusi në Turqi (29 shtator) – 68 të vdekur dhe 1.427 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 68 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 8.130.

1499675

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 317 mijë e 272, pasi 1.427 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 278 mijë e 504 pacientësh, nga të cilët 1.452 nga e hëna në të martë janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 114.940 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 10 milionë e 268 mijë e 163”, sqaroi ajo.

Lajme të ngjashme