Turqia arrin sukses në fazën e testimit të vaksinës kundër COVID-19 mbi kafshët

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank tha se në punimet për zhvillimin e vaksinave kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), kanë mbaruar eksperimentet me kafshë të dy vaksinave.

1498016

Në një deklaratë për Agjencinë e lajmeve Anadolli (AA), ministri Varank dha informacion në lidhje me punën e kryer nga Ministria kundër COVID-19.

Duke vënë në dukje se lufta e tyre kundër epidemisë që prek botën vazhdon në shumë mënyra, Varank tha ata kanë filluar me punime para se pandemia të arrijë në Turqi.

Ministri Varank deklaroi se punimet në të dy vaksinat dhe studimet e zhvillimit të ilaçeve po vazhdojnë intensivisht, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne filluam të korrim frytet e punës sonë. Sinteza lokale e ilaçit Favipiravir e përdorur në trajtimin e COVID-19 u zhvillua nga shkencëtarët tanë. Një kompani lokale farmaceutike po e prodhon atë”.

Në mes tjerash Varank tha se punimet për zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19 po vazhdojnë, ndërsa shtoi: “Faza e eksperimenteve mbi kafshët e dy vaksinave tona ka mbaruar, ne bëmë aplikimet e nevojshme pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe duam të fillojmë provat mbi njerëz pas vlerësimit dhe certifikimit të nevojshëm të mjediseve për prodhimin pilot të këtyre vaksinave. Këtu, kemi shkencëtarë që bëjnë studime të ndryshme molekulare, veçanërisht ato që lidhen me ilaçet parandaluese të sëmundjeve. Shpresoj të kemi rezultate të rëndësishme sa i përket vaksinës dhe ilaçit në periudhën e ardhshme".

Lajme të ngjashme