Koronavirusi në Turqi (25 shtator) – Raportohen 1.665 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 1.665 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 73 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1497498
Koronavirusi në Turqi (25 shtator) – Raportohen 1.665 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 73 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 7.858.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 311 mijë e 455, pasi 1.665 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 273 mijë e 282 pacientësh, nga të cilët 1.318 nga e enjtja në të premte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.601pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 112.885 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 9 milionë e 834 mijë e 572”, sqaroi ajo.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme