Koronavirusi në Turqi (24 shtator) – 74 të vdekur dhe 1.721 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 74 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 7.785.

1496854

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 309 mijë e 790, pasi 1.721 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 271 mijë e 964 pacientësh, nga të cilët 1.241 nga e mërkura në të enjte janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.573 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 113.317 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 9 milionë e 721 mijë e 687”, sqaroi ajo.

Lajme të ngjashme