Koronavirusi në Turqi (20 shtator) – Raportohen 1.519 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 1.519 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 61 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1494067
Koronavirusi në Turqi (20 shtator) – Raportohen 1.519 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën në mbrëmje se 61 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 7.506.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 302 mijë e 867, pasi 1.519 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 267 mijë e 233 pacientësh, nga të cilët 1.116 nga e shtuna në të diel, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.456 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 95.321 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 9 milionë e 269 mijë e 15”, sqaroi ajo.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme