Koronavirusi në Turqi (19 shtator) – 68 të vdekur dhe 1.538 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 68 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 7.445.

1493738

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 301 mijë e 348, pasi 1.538 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 266 mijë e 117 pacientësh, nga të cilët 1.312 nga e premtja në të shtunë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.432 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 97.416 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 9 milionë e 173 mijë e 694”, sqaroi ajo.

Lajme të ngjashme