Shkon në 30 milionë e 356 mijë numri i të infektuarve me Covid-19

Më shumë se 950 mijë e 620 njerëz kanë vdekur në të gjithë botën nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19), kurse numri i rasteve pozitive llogaritet në mbi 30 milion e 356 mijë dhe janë 21 milion e 967 mijë të shëruar deri më tani.

1492995
Shkon në 30 milionë e 356 mijë numri i të infektuarve me Covid-19
SPR korona.jpg
Koronavirus-1200x675.jpg
super foto korona paris.jpg
Arnavutluk_korona tedbirleri_barlar kapanacak.jpg

Më shumë se 950 mijë e 620 njerëz kanë vdekur në të gjithë botën nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19), kurse numri i rasteve pozitive llogaritet në mbi 30 milion e 356 mijë dhe janë 21 milion e 967 mijë të shëruar deri më tani.

ShBA, epiqendra e pandemisë me 202.213 vdekje, 6 milionë e 874 mijë raste, hapja e shkollave në Nju-Jork është shtyrë për herë të dytë sepse ato nuk ishin ende të përgatitura sa duhet. Kryetari i bashkisë, Bill de Blasio, njoftoi se shkollat fillore do të hapen më 29 shtator dhe shkollat e mesme më 1 tetor. Pritej që shkollat të hapeshin këtë të hënë.

Brazil ka shkuar në 135 mijë e 31 numri i vdekjeve për shkak të koronavirusit të vend, përfshi edhe 829 vdekjet e reja që janë raportuar në 24 orët e fundit, kurse numri i rasteve pozitive është rritur me 36 mijë e 303 dhe ka shkuar në 4 milionë e 457 mijë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Meksikës në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19 edhe 201 njerëz të tjerë duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të viktimave në 72 mijë e 179. Kurse numri i rasteve është rritur me 3.182 në 684 mijë e 113.

Spanjë, 419 njerëz vdiqën javën e fundit nga Covid-19 dhe numri i humbjeve të jetëve u rrit në 30.405. Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 11.291 të infektuar, duke e çuar numrin total të rasteve në 625 mijë e 651. Rritja më serioze në numrin e rasteve ka ndodhur në lagjet jugore të Madridit, të banuara kryesisht nga emigrantët. Administrata autonome e Madridit po përgatitet të marrë masa shtesë. Pritet që në këto lagje të vendosen disa kufizime dhe të rihapen spitalet fushore që u përdorën në muajt e pranverës.

Ministria portugeze e Shëndetësisë deklaroi se 10 persona vdiqën nga koronavirusi në ditën e fundit dhe se janë regjistruar 770 raste të reja. Numri i vdekjeve është 1.888 dhe janë gjithsej 66.396 të diagnostikuar me Covid-19.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme