Koronavirusi në Turqi (18 shtator) – Raportohen 1.771 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 1.771 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 62 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1493376
Koronavirusi në Turqi (18 shtator) – Raportohen 1.771 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 62 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 7.377.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 299 mijë e 810, pasi 1.771 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 264 mijë e 805 pacientësh, nga të cilët 1.060 nga e enjtja në të premte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.402 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 111.112 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 9 milionë e 76 mijë e 278”, sqaroi ajo.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme