Koronavirusi në Turqi (17 shtator) – 66 të vdekur dhe 1.648 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 66 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 7.315.

1492676

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 298 mijë e 039, pasi 1.648 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 263 mijë e 745 pacientësh, nga të cilët 1.143 nga e mërkura në të enjtje, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.372 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 109.985 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 8 milionë e 965 mijë e 165”, sqaroi ajo.

Lajme të ngjashme