OBSH: Duhet të përgatitemi për kriza të tjera shëndetësore

"Covid-19 nuk do të jetë pandemia e fundit dhe as urgjenca e fundit globale shëndetësore", tha Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

1490726
OBSH: Duhet të përgatitemi për kriza të tjera shëndetësore

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se koronavirusi i ri (COVID-19) është një shenjë paralajmëruese e emergjencave globale të shëndetit në të ardhmen, si dhe bëri thirrje për investime politike dhe financiare për të parandaluar pandemitë.

"Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit dhe as urgjenca e fundit globale shëndetësore. Ne nuk e dimë se cila do të jetë urgjenca e ardhshme shëndetësore, por e dimë që do të vijë dhe ne duhet të jemi të përgatitur", tha Tedros në nisjen e raportit të Bordit të Monitorimit të Përgatitjes Globale (GPMB) për vitin 2020.

Sipas Universitetit “John Hopkins” me qendër në SHBA, komentet e shefit të OBSH-së vijnë përderisa numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 29 milionët.

OBSH po ashtu raportoi një rritje rekord njëditore të infeksioneve, me rreth 308 mijë raste të reja të koronavirusit.

GPMB është një organ i pavarur monitorimi dhe llogaridhënie për të siguruar gatishmëri për krizat globale shëndetësore.

Tedros tha se njerëzimi ka një përgjegjësi të përbashkët për ta përgatitur botën për pandeminë tjetër. Ai tha se pandemia COVID-19 ka dëmtuar masivisht jetën dhe jetesën, duke prishur sistemet shëndetësore, ekonomitë dhe shoqëritë.

"Edhe vendet me sisteme të përparuara shëndetësore dhe ekonomi të fuqishme janë mbingarkuar", tha Tedros.

Por shumë nga vendet që kaluan mirë ishin ato që mësuan nga shpërthimet e mëparshme të viruseve, të tilla si SARS, MERS, H1N1 dhe Ebola.

"Ne nuk mund edhe më tej t'i shtrëngojmë duart dhe të themi se duhet bërë diçka", tha shefi i OBSH-së.

"Ne nuk e dimë se cila do të jetë urgjenca tjetër shëndetësore, por ne e dimë që do të vijë. Dhe ne duhet patjetër të jemi të përgatitur", shtoi ai.

(Të dhënat për Covid-19 janë në përditësim të vazhdueshëm dhe mund t’i ndiqni online duke klikuar këtu...)



Lajme të ngjashme