Numri i rasteve të infektimit me COVID-19 në botë vazhdon të rritet

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.136 vdekje, në Brazil 415 dhe në Meksikë 217.

1490254
Numri i rasteve të infektimit me COVID-19 në botë vazhdon të rritet
super covid-19
super koronavirus.jpg

Ministria e Shëndetësisë e Indisë tha se numri i të infektuarve me virusin është rritur në 4.846.427 me 92.071 raste të reja, ndërsa me 1.136 vdekje në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 79.772.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 3.780.107 njerëz.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 14.768 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 4.330.455 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 131.625 me 415 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.573.958.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine.

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 217 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 70.821. Ndërkaq, me 4.408 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 668.381.

Deri më tani, në vend janë shëruar 471.623 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 168 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 persona të tjerë kanë ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka konfirmuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur gjithsej në 11.353 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në 334.

Ndërkohë në orët e fundit janë shëruar 75 pacientë duke e rritur numrin e të shëruarve në 6.569 që nga fillimi i pandemisë dhe raste aktive janë 4.450.

Sipas ministrisë, në spitalet në Tiranë po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, iu ka bërë thirrje mësuesve, prindërve dhe nxënësve, të tregojnë kujdes me zbatimin e masave kundër COVID-19.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 73.904 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 7 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 596 numrin e viktimave nga ky virus.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 71 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 14.637.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 612 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 57.851 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 163 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 11.435 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.705.

Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 98 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 15.791.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 2 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 648.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 56 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 13.184 ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 1.959.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.253 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 165.892 teste. (AA)



Lajme të ngjashme