COVID-19 - Mbi 24 milionë njerëz të infektuar në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 24 milionë.

1479408
COVID-19 - Mbi 24 milionë njerëz të infektuar në mbarë botën
SPR Brazil korona.jpg
super foto paris korona.jpg

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 24 milionë.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 24.061.216 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.955.728 raste deri më tani.

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.271 vdekje, në Indi 1.059 ndërsa në Meksikë 650.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 47.134 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.669.995 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 116.580 me 1.271 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao-Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 765.670 raste dhe 28.912 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.848.395.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 67.151 raste të reja, duke e rritur në 3.234.475 numrin e të infektuarve ndërsa me 1.059 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 59.449.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2.467.759.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 650 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 61.450. Ndërkaq, me 4.916 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 568.621.

Deri më tani, në vend janë shëruar 393.101 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 970.865, ndërsa bilanci i viktimave në 16.683.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.676 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 970.865, ndërsa me 115 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 16.683.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 786.150 me 6.403 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0,5 për qind dhe tek 26,8 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 640 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 259.070, ndërsa me 11 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.764.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 245 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 35,1 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars, u hoq më 9 qershor.

Pasi më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia ka rifilluar në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Tanzaninë dhe Zvicrën.

Shqipëri vazhdon rritja e rasteve pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi janë regjistruar edhe 154 raste të reja, ndërkohë edhe 5 persona të tjerë kanë ndërruar jetë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 8.759 dhe numri i të vdekurve në 259, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas njoftimit të ministrisë, 117 qytetarë janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e rritur numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 4.530 dhe aktualisht janë 3.970 raste aktive.

Aktualisht në dy spitale po trajtohen 160 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërkohë pjesë tjetër e të prekurve trajtohen nga mjeku i familjes.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer gjithsej 57.874 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë punën në terren për testimin e rasteve të dyshuara me koronavirus.

Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 127 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 13.799.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 5 persona tjerë kanë humbur jetën nga COVID-19. Me këtë, numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus është rritur në 573.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 60 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 10.210 ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 3.016.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.768 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 140.093 teste për COVID-19. (AA)



Lajme të ngjashme