Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19, Brazili ende epiqendra e epidemisë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.204 vdekje, në Indi 983 ndërsa në Meksikë 625.

1477041
Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19, Brazili ende epiqendra e epidemisë
hindistan süper.jpg
süper covid
KORONA SÜPER

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.204 vdekje, në Indi 983 ndërsa në Meksikë 625.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 45.323 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.521.975 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 112.304 me 1.204 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao-Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 730.828 raste dhe 55.810 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.653.407.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 68.898 raste të reja, duke e rritur në 2.905.823 numrin e të infektuarve ndërsa me 983 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 54.849 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në gjithsej 2.158.946.

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 625 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 59.106. Ndërkaq, me 6.775 raste të reja, është rritur në 543.806 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 371.638 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në afro 947 mijë ndërsa bilanci i viktimave ka kaluar shifrën 16 mijë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.870 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 946.976 ndërsa me 90 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 16.189.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 761.330 me 5.817 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0,5 për qind dhe tek 26,5 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 690 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 255.826, ndërsa me 12 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.710.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 304 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 33.8 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars, u hoq më 9 qershor.

Pasi më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia ka rifilluar në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Tanzaninë dhe Zvicrën.

Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 155 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 persona kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që i referohet Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), me rastet e reja numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 7.967 dhe numri i të vdekurve në 238.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 847 testime për personat e dyshuar me koronavirus dhe rastet e reja vazhdojnë të regjistrohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Gjithashtu janë shëruar edhe 58 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3.986 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa raste aktive janë 3.743.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 53.571 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 13 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 438 numrin e viktimave nga ky virus.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 158 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 12.006.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 471 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 45.868 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 245 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639. (AA)



Lajme të ngjashme