Bilanci i rasteve të infektimit me COVID-19 në botë tejkaloi shifrën e 22 milionëve

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 22 milionë.

1474864
Bilanci i rasteve të infektimit me COVID-19 në botë tejkaloi shifrën e 22 milionëve
SPR Barcelona covid.jpg
SPR korona.jpg
SPR Londra corona.jpg

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 22 milionë.

Gjithsej 22.050.472 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.612.027 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (3.363.235), India (2.701.604), Rusia (927.745), Afrika e Jugut (589.886), Peru (541.493), Meksika (525.733), Kolumbia (476.660), Kili (387.502), Spanja (382.142), Irani (345.450), Britania (319.197), Arabia Saudite (299.914), Argjentina (299.126), Pakistani (289 832), Bangladeshi (279.144) dhe Italia (254.235).

Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Gjermania (226. 686), Franca (219.029), Iraku (180.133), Filipinet (164.474), Indonezia (141.370), Kanadaja (122.872), Katari (115.368), Kazakistani (103.300), Ekuadori (101.751) dhe Bolivia (101.223).

Rreth 31 milionë indianë janë testuar për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Indisë konfirmoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 899.864 teste të koronavirusit në vend.

Numri i përgjithshëm i mostrave të testuar arriti në 30.941.264.

Në këtë shkallë të testimit, niveli i rasteve pozitive në vend, shkalla mesatare e mostrave që u testuan pozitiv për sëmundjen e koronavirusit në të gjithë vendin, kanë mbetur në 8.81 për qind krahasuar me mesataren javore të vendit prej 8.84 për qind.

“Testimi intensiv çon në identifikimin e hershëm dhe izolimin e rasteve pozitive të COVID-19. Kjo e shoqëruar me një trajtim efikas klinik ulë nivelin e vdekshmërisë", tha Ministria.

India regjistroi 55.079 raste të COVID-19 në 24 orët e fundit, duke kapërcyer 2.7 milionë, bëri të ditur Ministria. Infeksionet tani qëndrojnë në 2.702.742.

Numri i të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit ka arritur në 51.797 me 867 vdekje të reja. Vendi ka numrin e katërt më të lartë të vdekjeve në botë.

India ka raportuar numrin më të madh të rasteve ditore në të gjithë botën për 14 ditët e fundit, duke tejkaluar SHBA dhe Brazilin.

Koronavirusi i ri (COVID-19) vazhdon të marrë jetë në gjithë botën, kurse Brazili regjistroi qindra vdekje dhe raste të reja gjatë ditës së kaluar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit, 684 njerëz të tjerë vdiqën për shkak të virusit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 108.536.

Numri i rasteve të konfirmuara u rrit në mbi 3,36 milionë me rreth 19.373 pacientë të rinj.

Me një popullsi prej 46 milionë banorësh, Sao-Paulo mbetet rajoni më i goditur me më shumë se 702.655 raste dhe mbi 26.899 vdekje. Mbi 2,48 milionë njerëz janë shëruar nga sëmundja.

Brazili, i cili ka një popullsi prej mbi 221 milionë banorësh, njihet si epiqendra e pandemisë në Amerikën Latine.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 9 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 410 numrin e të vdekurve nga ky virus.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 129 raste të reja janë diagnostikuar pozitive me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 11.545.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 449 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 44.433 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 152 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 7.343 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.792.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 777.459 persona. Ndërkaq, rreth 14,8 milionë njerëz janë shëruar nga virusi. (AA)



Lajme të ngjashme