Turqi, raportohen 21 të vdekur dhe 1.243 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 1.243 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 21 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1472545
Turqi, raportohen 21 të vdekur dhe 1.243 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 21 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.912.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 245 mijë e 635, pasi 1.243 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 228.057 pacientësh, nga të cilët 968 nga e mërkura në të enjten, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 596 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 66.892 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 5 milionë e 521 mijë e 880”, sqaroi ajo.

Sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) koronavirusi i ri ka shkaktuar deri më tani në mbarë botën mbi 749 mijë e 820 vdekje dhe të infektuar më shumë se 20,93 milionë njerëz, ndërkohë që pacientët e shëruar mbi 13 milionë e 590 mijë.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme