Ministri libanez i Shëndetësisë falënderon Turqinë për ndihmat e shpejta

Ministri i Shëndetësisë së Libanit, Hamad Hasan në takimin që zhvilloi me Zv/kryetarin e Bordit të Politikave të Shëndetit dhe Ushqimit pranë Presidencë dhe delegacionin shoqërues, falënderoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk.

1472363
Ministri libanez i Shëndetësisë falënderon Turqinë për ndihmat e shpejta

Ministri i Shëndetësisë së Libanit, Hamad Hasan në takimin që zhvilloi me Zv/kryetarin e Bordit të Politikave të Shëndetit dhe Ushqimit pranë Presidencë, Prof. Dr. Serkan Topaloglu dhe delegacionin shoqërues, falënderoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk.

Ministri Hasan u takua në ndërtesën e Ministrisë me delegacionin e përbërë nga Topaloglu, Koordinatori i Programit të TIKA-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, Bulent Korkmaz dhe Ambasadorin e Turqisë në Bejrut Hakan Çakil, që viziton këtë vend për të biseduar kontributin e Turqisë në sektorin e shëndetësisë së Libanit.

Pas takimit të zhvilluar pa praninë e medias, Ministri i Shëndetësisë së Libanit, Hamad Hasan, tha: “Turqia zuri vend pranë Libanit që në momentin e parë pas shpërthimit dhe në çështjen e ndihmave veproi me shpejtësi. Ne falënderojmë të nderuarin president dhe popullin turk që dërguan menjëherë ndihma për libanezët, sirianët dhe palestinezët në Liban”.   

Sipas deklaratës së autoriteteve shëndetësore të Libanit 171 veta kanë humbur jetën dhe 30-40 të tjerë rezultojnë të humbur. Rreth 6 mijë persona janë lënduar, ndër të cilët 120 janë në reanimacion dhe 1 mijë e 500 prej tyre kanë nevojë për kurim të veçantë.   

Autoritet zyrtare e vlerësuan shpërthimin si “neglizhencë” dhe jo sulm dhe kjo bëri që në rrugë të fillojnë protesta në të cilat kërkohet dënimi i përgjegjësve.

 

 


Lajme të ngjashme