Covid-19, mbi 13,7 milionë të shëruar në të gjithë botën

Numri i vdekjeve nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në botë i tejkaloi 747 mijë e 856 njerëz, numri i rasteve të infeksionit është mbi 20 milionë e 835 mijë.

1472154
Covid-19, mbi 13,7 milionë të shëruar në të gjithë botën
covid florida SPR.jpg

 

- Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)

Në ShBA, epiqendra e pandemisë me 169 mijë e 132 viktima dhe 5 milionë e 360 mijë raste të infektuara, Presidenti Donald Trump vazhdon këmbënguljen për rihapjen e shkollave në vjeshtë dhe e vlerëson si absurde mendimin që nxënësit të shkojnë në shkollë “një ditë po, një ditë jo”.

- Brazil

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 55.155 raste të reja duke e çuar numrin total të të infektuarve me Covid-19 në vend në 3 milionë e 170 mijë, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 104.263, përfshi 1.175 vdekjet e reja që janë shënuar ditën e fundit.

- Meksikë

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 737 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 54.666. Ndërkaq, me 5.858 raste të reja, është rritur në 498.380 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 336.635 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

- Argjentinë

Numri i personave që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit të ri është 5 mijë e 213. Presidenti Alberto Fernandez deklaroi se vaksina që ka prodhuar Universiteti i Oksfordit kundër koronavirusit do të prodhohet në Argjentinë dhe Meksikë.

-Mbretëria e Bashkuar

Në epiqendrën e pandemisë në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar, numri i të vdekurve deri tani ka shkuar në 41 mijë e 329, kurse numri i infeksioneve ishte 313 mijë e 798.

-Francë

Në Francë, 17 njerëz të tjerë vdiqën në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e vdekjeve në 30.371, dhe numri i infeksioneve u rrit në gjithsej 229.344 pasi 2.524 të dyshuar të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19. Ecuria e pandemisë në vend vazhdon të përkeqësohet, numri ditor e rasteve të reja ka regjistruar numrin më të lartë që nga 28 prilli. Këshilli Shkencor Francez kishte deklaruar se vazhdon të jetë i shqetësuar për valën e dytë të epidemisë në vend në vjeshtë ose në dimër.

-Kanada

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Kanada është 9.44, kurse numri i rasteve është rritur në 122 mijë e 376. Numri i njerëzve të pastrehë, të cilët përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë në vend, është shtuar me epideminë e koronavirusit. Sipas një sondazhi publik, që CAEH (Aleanca kanadeze për t'i dhënë fund mungesës së strehimit [CAEH - Canadian Alliance to End Homelessness] ka realizuar përmes kompanisë hulumtuese “Nanos”, numri i njerëzve të pastrehë, që besohet të jetë rreth 235 mijë në të gjithë vendin, në të vërtetë është më i lartë se kaq.

-Itali

Në Itali, numri i vdekjeve nga Covid-19 u rrit në një total prej 35.225, dhe numri i të infektuarve arriti në 251.713. Numri i rasteve aktive në vend është 13.791 persona.

Spanjë, numri i vdekjeve nga Covid-19 arriti në 28.579, dhe numri i rasteve të infeksionit ishte 376.864.

- Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 66.999 raste të reja, duke e rritur në 2.436.638 numrin e të infektuarve, ndërsa me 942 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 47.169 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 1.697.811.

-Venezuelë

Deri tani në vend kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 247 vetë. Ndërkaq zv.presidenti përgjegjës për Komunikimin, Turizmin dhe Kulturën, Jorge Roıdriguez ka njoftuar nga «Twitter» se është infektuar me virusin Covid-19.

Në Australi është rritur në 361 numri i vdekjeve nga koronavirusi, pasi 8 vdekje të reja janë regjistruar në shtetin Viktoria dhe 1 në Uellsin e Ri Jugor (New South Wales-NSW).

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme