Koronavirusi në Turqi (12 gusht) – 18 të vdekur dhe 934 të shëruar në 24 orët e fundit

Numri i rasteve të reja të infektimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi vijon të jetë mbi pragun psikologjik të 1.000 personave në ditë.

1471846
Koronavirusi në Turqi (12 gusht) – 18 të vdekur dhe 934 të shëruar në 24 orët e fundit

 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se 18 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.891.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 244.392, pasi 1.212 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 227.089 pacientësh, nga të cilët 934 nga e marta në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 67.237 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 5.454.988”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme