Mbërrin në Bejrut avioni turk me ndihma

Ka mbërritur në Bejrut avioni ushtarak turk me ndihma mjekësore dhe humanitar dhe personel kërkim-shpëtimi.

1467947
Mbërrin në Bejrut avioni turk me ndihma

Pas shpërthimit të fuqishëm në Bejrut, me udhëzim të presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) Turqia dërgoi në zonë ndihma mjekësore dhe humanitare dhe një ekip kërkim-shpëtimi.

 

Furnizimet janë përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë, Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD) dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë. Ndihmat u ngarkuar në një avionin ushtarak të tipit A 400M, i cili u nis nga aeroporti ushtarak Etimesgut në Ankara.

Në rajon janë dërguar 21 pjesëtarë të ekipit të shpëtimit UMKE, dy njësi për ndërhyrje të shpejtë, tri tenda për strehimin e personelit, ilaçe dhe furnizime mjekësore [nga Ministria e Shëndetësisë], dhjetë pjesëtarë të AFAD-it, pajisje, një automjet kërkimi, tre pjesëtarë të Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, ekip për kërkim-shpëtim, si dhe furnizime të tjera shëndetësore dhe humanitare.

Në depon numër 12 me lëndë plasëse në Portin e Bejrutit pardje fillimisht kishte rënë zjarr, pastaj kishte ndodhur një shpërthimi fuqishëm që kishte tronditur të gjithë kryeqytetin me pasojë shumë të vdekur dhe të plagosur.

 


Lajme të ngjashme