Koronavirusi mori edhe 14 jetë të tjera në Turqi në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 1.178 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 14 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1468431
Koronavirusi mori edhe 14 jetë të tjera në Turqi në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 14 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.784.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 236 mijë e 112, pasi 1.178 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 219.506 pacientësh, nga të cilët 1.015 nga e mërkura në të enjte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 582 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 53.842 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 5 milionë e 27 mijë e 308”, sqaroi ajo.

Sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) koronavirusi i ri ka shkaktuar deri më tani në mbarë botën mbi 713 mijë e 660 vdekje dhe të infektuar më shumë se 19,1 milionë njerëz, ndërkohë që pacientët e shëruar mbi 12 milionë.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme