Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgon në Bejrut ekipin e ndihmës mjekësore

Gjysmëhëna e Kuqe Turke i ka përfunduar përgatitjet për dërgimin e ndihmave të mëtejshme sipas në Liban nevojës në terren.

1467658
Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgon në Bejrut ekipin e ndihmës mjekësore

 

Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të dërgojë një ekip të ndihmës mjekësore në zonën e dëmtuar nga shpërthimi i madh që ndodhi në një depo të Portit të Bejrutit në Liban, me pasojë 100 të vdekur dhe mbi 4.000 të plagosur.

Ekipi turk do jetë i përbërë prej katër vetë, përfshirë një specialist të urgjencës, dhe do të mbështesë njerëzit e rajonit me materialet e kujdesit shëndetësor që do të marrë me vete.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, e cila ka përfunduar përgatitjet e saj për dërgimin e ndihmave të tjera sipas nevojës, në zonën e prekur nga shpërthimi do të operojë në koordinim me Kryqit të Kuq të Libanit.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Dr. Kerem Kinik, theksoi se Turqia dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke janë gjithmonë të gatshëm të zgjasin dorën e ndihmës për njerëzit në nevojë.

 


Lajme të ngjashme