Turqi, Covid-19 mori 17 jetë në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 982 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 17 pacientë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1465252
Turqi, Covid-19 mori 17 jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 17 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.691.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 230 mijë e 873, pasi 982 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 214.535 pacientësh, nga të cilët 996 nga e enjtja në të premte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 582 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 46.492 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 4 milionë e 800 mijë e 823”, sqaroi ajo.

Sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) koronavirusi i ri ka shkaktuar deri më tani në mbarë botën rreth 679 mijë vdekje dhe të infektuar më shumë se 17,6 milionë njerëz, ndërkohë që pacientët e shëruar mbi 10,8 milionë.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme