Shkencëtarët turq prodhojnë një sistem të ri për diagnostikimin e Covid-19

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank njoftoi se pedagogu nga Universiteti “Bilkent” në Ankara, prof. asc. Urartu Özgür Şafak Şeker dhe ekipi i tij kanë zhvilluar një sistem të ri për diagnostikimin e koronavirusit të ri Covid-19.

1465167
Shkencëtarët turq prodhojnë një sistem të ri për diagnostikimin e Covid-19

Ministri Varank ripostoi në «Twiter» postimin e prof. asc. Urartu Özgür Şafak Şeker në lidhje me këtë sistem.

“Bajramin po e fillojmë me një lajm të bukur! Shkencëtarët tanë po bëjnë punë novatore dhe shembullore në botë. Profesor Özgür bashkë me ekipin e tij kanë zhvilluar një sistem të ri për diagnostikimin e Covid-19. Sistemi është zhvilluar me biologji sintetike dhe me anë të teknologjisë 3B është shndërruar në aparat”, shkruan ministri në «Twitter».

Kurse prof. asc. Urartu Özgür Şafak Şeker në postimin e tij jep këtë informacion për këtë sistem: “Besoj se me këtë sistem ne do të japim një kontribut serioz në fazën e diagnostikimit. Kurse ana më e mirë e këtij sistemi është se ai mund të përshtatet edhe për përdorim shtëpiak dhe do të funksionojë me një saktësi të lartë. E shikoj të dobishme që të shtoj edhe këtë që, për ta përfunduar studimin tonë na duhet të marrim një numër të madh kampionësh nga pacientët”.

 


Lajme të ngjashme