Vazhdon të rritet bilanci i vdekjeve nga COVID-19 në botë

Epidemia e llojitë të ri të koronavirusit vazhdon të marrë jetët e njerëzve në mbarë botën.

1464742
Vazhdon të rritet bilanci i vdekjeve nga COVID-19 në botë
super korona brezilya.jpg
Süper Covid.jpg
SÜPER FOTO madagaskar koronavirüs

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.595 vdekje, ndërsa në Meksikë 485 dhe në Indi 775.

Për shkak të virusit në 24 orët e fundit 1.595 njerëz kanë humbur jetën në Brazil i cili është vendi i dytë më i prekur nga pandemia e COVID-19.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Brazilit, me 69.074 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 2.552.265 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa me 1.595 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 90.134.

Në këtë mënyrë në Brazil regjistrohet numri më i lartë i vdekjeve dhe rasteve të shënuara në një ditë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao-Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 514.197 raste dhe 22.389 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.787.419. Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Meksikës, me 485 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 45.361. Ndërsa me 5.752 raste të reja është rritur në 408.449 numri i rasteve me COVID-19.

Deri më tani në vend janë shëruar 267.147 persona të prekur me COVID-19. Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Peruja regjistroi një nga epidemit më të këqija në rajon, pavarësisht asaj se zbatoi një nga bllokimet e para dhe më të rrepta kombëtare. Vendi ka raportuar mbi 18 mijë vdekje deri më tani.

Spitalet në Guatemala është dashur të varrosin dhjetëra viktima të cilët nuk janë identifikuar dhe po përpiqen të krijojnë mënyra për t'i ndihmuar të afërmit të gjejnë të dashurit e tyre pasi të kalojë pandemia.

Disa spitale filluan të fotografojnë pacientët që mbërrijnë të vetëm dhe ata që vdesin të paidentifikuar. Ata vendosen në qese trupi me dritare transparente mbi zonën e fytyrës, në rast se anëtarët e familjes arrijnë para se të varrosen.

Por protokollet që kërkojnë që personat që vdesin të varrosen shpejt, po e bëjnë shumë të vështirë identifikimin.

Guatemala ka raportuar mbi 47 mijë infeksione dhe pothuajse 1.900 vdekje.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 52.123 raste të reja duke e rritur në 1.583.792 numrin e rasteve, ndërsa me 775 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 34.968 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 1.020.582 persona.

Iran, 226 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.621 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 301.530, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 16.569.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 261.200 persona, ndërkohë që 4.041 pacientë janë në gjendje kritike.

Ajo tha se deri më tani në Iran janë kryer 2.431.804 teste të dyshuara për COVID-19.

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi është rritur në 834.499, ndërsa ai i të vdekurve në 13.802.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 5.509 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 834.499 numrin e rasteve. Ndërkohë me 129 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 13.802 numri gjithsej i vdekjeve dhe me 9.322 të shëruar ka arritur në 629.655 numri i të shëruarve.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi ka vazhduar të jetë në 0.7 për qind, ku tek 24.7 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit me 678 raste të reja është rritur në 240.664 numri i rasteve, ndërsa me 12 vdekje u rrit në 4.446 numri i viktimave.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 288 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 27.8 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor.

Në kuadrin e masave për COVID-19, Rusia më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe që nga 1 gushti ka vendosur rifillimin në mënyrë të ndërsjellë për fluturimet ndërkombëtare dhe charter me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Tanzaninë.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka tejkaluar shifrën 890 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", gjithsej 894.421 persona janë të infektuar me koronavirus, përfshirë 16.828 raste të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 18.901, me 361 vdekje të reja të raportuara gjatë ditës së fundit.

Po ashtu mbi 543.500 pacientë, paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit, janë shëruar deri më tani.

Vendet më të prekura afrikane janë Afrika e Jugut (7.497 vdekje), Egjipti (4.728 vdekje) dhe Algjeria (1.186 vdekje).

Në Seychelles dhe Eritrea ende nuk është raportuar ndonjë vdekje nga koronavirusi.

Afrika e Jugut ka raportuar 471.123 raste të konfirmuara me koronavirus, Egjipti 93.356 raste dhe Nigeria 42.208 raste. (AA)



Lajme të ngjashme