Turqia ndihmon familjet në nevojë në Tel-Abyad të Sirisë për festën e Bajramit të Kurbanit

Në nënprefekturën Tel-Abyad, të spastruar nga organizata terroriste YPG/PKK me operacionin “Burimi i Paqes”, para festës së Bajramit të Kurbanit personave në nevojë iu shpërndanë paketa me ushqim.

1464564
Turqia ndihmon familjet në nevojë në Tel-Abyad të Sirisë për festën e Bajramit të Kurbanit
tel abyad gida yardimi.jpg
tel abyad gida yardimi1.jpg

Në nënprefekturën Tel-Abyad, të spastruar nga organizata terroriste YPG/PKK me operacionin “Burimi i Paqes”, para festës së Bajramit të Kurbanit personave në nevojë iu shpërndanë paketa me ushqim.

Sipas deklaratës së bërë nga Prefektura e Sanliurfas bëhet e ditur se me organizimin e Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) dhe në koordinim me Qendrën për Mbështetje dhe Koordinim në Siri (SUDKOM) të Prefekturës po vazhdon dërgimi i ndihmave në këtë vend.

Në këtë kuadër 60 familjeve në nevojë në fshatin Sarkiye të nënprefekturës Tel-Abyad të Sirisë iu dorëzuan paketa me ndihma ushqimore.

Familjet siriane falënderuan Turqinë dhe punonjësit e AFAD-it për plotësimin e nevojave para festës së Bajramit të Kurbanit dhe që ndodhen pranë tyre në të gjitha rastet.

 


Lajme të ngjashme